Wednesday, November 20, 2013

Vlore, prokuroria e gjykata heqin dore nga gjykimi i Shpetim Gjikes

Prokuroria dhe gjykata e Vlorës, kërkojne që procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe të pandehurve të tjerë të transferohet në një Gjykatë tjetër.
Kërkesa e prokurorisë dhe gjykates, erdhi pasi u zhvillua seance e parë gjyqësore në Gjykatën e Vlorës. Në kohën kur brenda sallës së gjyqit ndodheshin të pandehurit, jashtë ndërtesës së kësaj Gjykatë dhjetra mbështetës të kryetarit të Bashkisë qëndruan në pritje të rrjedhës së procesit.
Nga frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes, prokuroria dhe gjykata e shkalles se pare i kane kërkuar Gjykatës së Lartë të transferoj dosjen .
Sipas prokurorisë, deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, dosja do të vazhdoj shqyrtimin pranë Gjykatës së Vlorës, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.