Wednesday, January 29, 2014

Eksplozivi në makinën e prefektit të Vlorës, arrestohet në Rinas i dyshuari

Arrestohet në aeroportin e Rinasit, personi i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.
Policia ka bërë me dije se ditën e sotme, rreth orës 14.00 është vënë në pranga shtetasi Marjon Mitro.
Sipas policisë, ky person akuzohet për vendosje eksplozivi në distancë në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi më 12 dhjetor 2013.
Bëhet e ditur se i riu është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda e cila po kryen hetimet për vendosjen e lëndës plasëse në makinën e Besnik Dervishit.
Mesohet se i arrestuari eshte nen hetim edhe per vendosjen e eksplovizit ne makinen e kryetarit te Komunes Qender, Fredo Berberi.
I dyshuari eshte vene ne pranga ne kohen qe ka tentuar te dale nga Shqiperia nepermjet Rinasit.