Monday, January 20, 2014

Greqi, shqiptari arrestohet me 1.3 tonë drogë

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar sot nga policia greke. Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar 1 ton e 300 kilogramë lëndë narkotike, e cila dyshohet që origjinën ta ketë nga Shqipëria.
Gjatë aksionit, është vënë në pranga edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 3 grekë dhe një shtetas pakistanez, ndërsa lënda narkotike është e llojit kanabis sativa. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar edhe një shumë prej 12,450 eurosh.