Tuesday, January 28, 2014

Mitrovicë, vritet nxënësi brenda në shkollë, autori, bashkëmoshatar

Një vrasje ka ndodhur sot në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë. Policia ka thënë se një nxënës ka mbetur i vrarë brenda ambienteve të shkollës së mesme.
Viktima është nxënës i kësaj shkolle po kështu edhe autori.  Thuhet se që të dy nxënësit janë bashkëmoshatarë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, ndërsa i personi i dyshuar që e ka kryer këtë vrasje është arrestuar.
Kjo është vrasja e dytë që ndodh brenda një muaji në shkollat e Kosovës. Kohë më parë, një vrasje e ngjashme ka ndodhur edhe në oborrin e shkollës ‘Emin Duraku’ në Prishtinë.