Tuesday, January 28, 2014

Naco: “Peshkaqenët e Hipotekës” do të dalin para drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Nasip Naco ka thënë sot se “peshkaqenët e Hipotekës do të përgjigjen para drejtësisë”.
Peshkaqenë i ka cilësuar punonjësit e Hipotekës sot Ministri i Drejtësisë Nasip Naco, i cili i bëri këto deklarata pas një inspektimi që ka kryer sot në Zyrat e Hipotekës.
Naco tha se ka dalë në këtë konkluzion pasi ka dëgjuar ankesat e qytetarëve.  “’Peshkaqenët’ e këtij institucioni do të përgjigjen para drejtësisë.
‘Peshkaqenët’ kanë parë vetëm xhepin e tyre. i dëgjova me interes shqetësimet e qytetarëve”, tha Naco.