Monday, January 20, 2014

Ribery: Ronaldo nuk e meritonte "Topin e Arte"

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka deklaruar se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e ka merituar ‘Topin e Artë’, pasi nuk e ka fituar asnjë trofe në vitin e kaluar. Ai po ashtu është shprehur i habitur me faktin që disa prej yjeve të Bayernit kanë munguar në 11-shen më të mirë të vitit nga FIFA dhe FIFpro.
Ribery fillimisht reagoi qetë pas mbrëmjes gala të FIFA-s javën e kaluar në Cyrih, ku përfundoi në vendin e tretë në garën për çmimin e ‘Topit të Artë’ pas Ronaldos dhe Messit, duke deklaruar se çmimi prestigjioz individual nuk ishte njëri nga synimet e tij. Mirëpo, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Allgemeine Zeitung’, francezi ka shprehur zhgënjimin e tij pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur, pasi ai beson se ai është dashur të jetë fituesi i ‘Topit të Artë’ për shkak të sukseseve të arritura me Bayernin në vitin 2013. “Kam fituar gjithçka që kam mundur të fitojë me Bayernin dhe individualisht. Ronaldo nga ana tjetër nuk fitoi asgjë”, ka thënë Ribery.
”Unë nuk jam i trishtuar që kam humbur, por kjo dhemb pak. E kam merituar ta fitoj ‘Topin e Artë’. Ishte e qartë se Ronaldo do të fitojë atë. Afati i votimit u shty për dy javë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Kjo nuk kishte të bënte asgjë me futbollin, ishte një vendim politik”, ka shtuar francezi. Ai pastaj kritikojë FIFPro-n për 11-shen më të mirë të vitit, pasi në të u përfshin vetëm tre lojtarë të Bayernit, derisa aty ishin katër lojtarë të Barcelonës. ”Atje janë vetëm tre lojtarë të Bayernit. Kjo është çmenduri. Thomas Muller meriton të jetë atje, e po ashtu edhe David Alaba, Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben. Ne i fituam pesë tituj dhe bëmë histori. Aty mungojnë edhe lojtarët e Borussia Dortmundit. Ku janë Mario Gotze dhe Robert Lewandowski ? Kjo është e pabesueshme”, ka nënvizuar Ribery.