Policia e Tiranes terheq deklaratat per arrestimin e personit te dyshuar per vrasjen e biznesmenit te kromit Hasan Talja, i vrare te premten ne Tirane.
Ndryshe nga informacionet jozyrtare, njotimi i policise nuk permban emrin e biznesmenit te vrare ne Tirane pak dite me pare por thote se i arrestuari eshte i dyshuar dhe akuzuar vetem per vrasjen e nje shtetasi vitin e kaluar ne Diber.
Deklarata e policise:
Më datë 20.01.2014 nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, u arrit kapja e të kërkuarit Gjin Ali Nika, 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në fshatin Ferraj Tiranë.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë si autor për vrasjen e shtetasit Qerim Marku, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër.
I kërkuari u kap në fshatin Ferraj Tiranë, ai dyshohet si autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë. Aktualisht nga strukturat e policisë po punojnë për dokumentimin ligjor të aktivitetit të tij kriminal.