Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian ranë dakord gjatë një takimi diplomatik në Bruksel, të mbështesin kërkesën e Shqipërisë për tu bërë vend kandidat.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së thanë se propozimi duhet t'i dorëzohet Komisionit Europian, duke zyrtarizuar kështu një hap të madh përpara për kombin e vogël të Ballkanit”, shkruan EUbussines.
Qëndrimi i ambasadorëve të BE-së duket se është një hap nxitës për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për tu bërë vend kandidat.
Megjithatë vendimi formal i përket Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së të cilët pritet të mbajnë javën e ardhshme një takim 2-ditor në Bruksel.
Shqipëria aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat, në muajin prill, pak javë pasi vendi u bë anëtar i NATO-s.
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi në Bruksel se qeveria ështëe vendosur në rrugën e reformave. (Lajmifundit)