Wednesday, November 20, 2013

Vrau gruan per ti grabitur varësen, gjykata shtyn vendimin per Aldo Hoxhën

Gjykata e Tiranës shtyu për në 27 nëntor seancën gjyqësore ndaj Aldo Hoxhës, të riut te akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës, ngjarje e ndodhur një vit më parë në kryeqytet.
Avokati mbrojtës Sajmi Visha, kërkoi riekspertim të kapeles së gjetur në vendngjarje. “Të vërtetohet nëse përshtatet perimetri i kapeles me perimetrin e kokës së Aldo Hoxhës” kërkoi avokati Visha.
Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata e cila ka thekuar se prova e kapeles është bërë njëherë dhe riekspertimi nuk do të sjellë asgjë të re.
Avokati i mbrojtjes ka kërkuar shtyrjen e seancës me argumentimin se i duhet kohë për të përgatitur konkluzionet, përpara se gjykata të japë vendimin për Aldo Hoxhës.
Në seancën e kaluar Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin. Prokurori Endrit Bime argumentoi para gjykatës se për Aldo Hoxhën ka fakte të pakundërshtueshme që është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës.
Aldo Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për ti grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Një mister i pazgjidhur në të gjithë këtë histori vazhdon të jetë bashkëpunëtori i Aldo Hoxhës në grabitjen e cila solli humbjen e një jete. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet te jepët vendimi është data 20 nëntor.