I ekstraduari Bedri Zdrava, sipas burimeve të policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 64, datë 18. 06. 2003, e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzim të prostitucionit në rrethana rënduese”.
“Shtetasi i mësipërm ka detyruar me forcë shtetasen N.K. të ushtrojë prostitucion në Itali dhe në Francë”, tha policia.
Sipas saj i kërkuari u arrestua më 28 mars 2009, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.
Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit me pranga në dyar, i kërkuari iu dorëzia drejtorisë së burgjeve për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Dëshmia e prostitutës
Agjencia “Lajmifundit” mësoi se në procesin gjyqësor ndaj tij në Shqipëri, i ekstraduari Bedri Zdrava është fajësuar nga shtetasja N.K, 40 vjeçe e cila në dëshminë e saj ka dhënë shpjegime...vazhdon në:www.lajmifundit.com