Forumi në një deklaratë dërguar për dijeni Presidentit, Kryeministrit, Shefit të Zyrës së OSBE-së dhe Ambasadorit Amerikan, bën me dije se është kundër arrestimit të Artan Kristos, i akuzuar për propagandimin dhe thirrjen për kryerjen e veprimeve tërroriste.
Sipas FMSH, në materialet e publikuara në internet nga Artan Kristo nuk ka nxitje të veprimeve tërroriste.
Në deklaratë thuhet se janë ndjekur me shqetësim deklaratat e avokatit të Kristos i cili ka thënë se Shërbimi Informativ Shqiptar u mundua ta rekrutojë atë në radhët e tij.
Ndërkohë referuar dosjes penale të Prokurorisë së Tiranës, shtetasi Artan kristo në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje e propagandë nëpërmjet tri faqeve të ndryshme në internet dhe në e-mail, për nxitjen e veprimeve terroriste siç janë aktet vetëvrasëse me anë të bombave të montuara në trup.
Edhe më parë Artan Kristo ka qenë i dyshuar i drejtësisë për shkak se ishte përfaqësues i fondacionit “al Haramain” në Tiranë, një fondacion i cili në vitin 2004 u listua si financues i terrorizmit. (Lajmifundit)
Më poshtë publikohet deklarata e Forumit Musliman të Shqipërisë: vazhdon në : www.lajmifundit.com