Ngjarja konfirmohet për agjencinë “Lajmifundit” nga burime zyrtare të policisë rrugore të cilat thanë se efektiva të saj kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit.
Sipas të dhënave të deritanishme, automjeti i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka kapërcyer nga njëra anë e lumit të Lanës në anën tjetër.
Për pasojë mësohet se ka pësuar lëndime drejtuesja e mjetit, një femër në moshën rreth 30 vjeçe.
Hetues të policisë në vendin e ngjarjes thanë se e dëmtuara është vendosur në ambulancë për tu nisur drejt spitalit për ndihmën e parë.
Ndërkohë specialistët po hetojnë shkaqet e aksidentit. (Lajmifundit)
No comments:
Post a Comment