Thursday, November 19, 2009

Tiranë, gjykata e Apelit liron nga burgu biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi pak çaste më parë masën e sigurisë ndaj biznesmenit Rezart Taçi duke urdhëruar lirimin e tij nga burgu.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë në të cilën do të mbahet Rezart Taçi është “detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore një herë në javë.

Vendimi u dha pak minuta me pare ne seancen qe filloi ne ora 15:00 pas doreheqjes se gjyqtareve qe do te shqyrtonin arrestin ne oret e mengjesit.

Lajmi i 19 Nentor 2009, ora 09:02

Tirane - UPDATE - Gjyqtarja Zegjine Sollaku paraqiti pak minuta më parë dorëheqjen nga shqyrtimi i ankimit të bërë nga Rezart Taçi në Gjykatën e Apelit kundër masës së sigurimit “arrest me burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 5 nëntor 2009.

Gjyqtarja Sollaku, bashkeshorte e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, tha se nuk mund të shqyrtojë çështjen për shkak se është në process gjyqësor me gazetarin Mero Baze, i cili është kallëzues në dosjen penale të hapur ndaj biznesmenit Rezart Taçi për akuzën goditje për shkak të detyrës.

Gjyqtarja Sollaku ishte kryesuese e trupës gjykuese prej tre anëtarësh që duhej të shqyrtonte sot ankimin e avokatëve të biznesmenit Rezart Taçi të cilët kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Sot në gjykatën e Apelit paraqiti dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes edhe anëtari tjetër i treshes gjykuese, gjyqtari fatos Qato.

Ligji parashikon se gjykata e apelit duhet të hedhë përsëri në short ankimin e rezart Taçi për caktimin e gjyqtarëve të rinj.

Gjykata e Apelit ka vendosur pak minuta me pare shtyrjen e seances per ne ora 15:00 kur ceshtja do te shqyrtohet nga nuje treshe tjeter gjyqtaresh e zgjedhur nga perseritja e procedures se shortit.

Lajmi i mëparshëm: 18 Nentor 2009, ora 22:11

Gjykata e Apelit pritet të marrë në shqyrtim kërkesës e biznesmenit Rezart Taçi për tu dhënë fund masës së arrestit me burg.

Hedhja e shortit për shqyrtimin e sotëm të çështjes ka shfaqur disa surpriza. Gjykuese është përzgjedhur Zeqine Sollaku, gruaja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Ajo çka e ndërlikon situatën është se zonja Sollaku ka konflikt interesi me çështjen për shkak se kohë më parë ka paditur për shpifje gazetarin Mero Baze.(Lajmifundit)