Wednesday, November 11, 2009

Tiranë, vritet qytetari në rrugë tek “Kafja e Rremës”

Një person u ekzekutua me armë zjarri pak minuta më parë në vendin e quajtur Kafja e Rremës në Tiranë.

Viktima e ngjarjes mësohet se është shtetasi Arben Visha.

Hetues të policisë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, thanë se viktima ishte qëlluar kur po ecte në rrugë ndërsa autorët besohet se janë larguar me një automjet.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Ata po merren në pyetje mbi rrethanat e krimit ndërsa policia ende nuk ka ndonjë version mbi shkaqet e ngjarjes. (Lajmifundit)