Friday, January 15, 2010

Berisha: Reformë në arsim, të zhduket korrupsioni në universitete

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha kërkoi sot zhdukjen e korrupsionit në Universitete. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Bankën Botërore, me temë “Cilësia e Arsimit të lartë dhe procesi i Bolonjës, Berisha bëri apel për zhdukjen e fenomenit të korrupsionit.

Ai iu drejtua me këtë apel rektorëve, dekanëve dhe pedagogëve.

Sipas Berishës problem vazhdon të mbetet raporti pedagog-student. Kryeministri tha se duhet të rekrutohen pedagogët më të mirë dhe të zhduket raporti 1 pedagog-50 studentë.

Kryeministri theksoi se universitetet duhet ti nënshtrohen një reforme e cila të realizojë transformimin e degëve në bazë të kërkesave të tregut të punës.

Ndërkaq, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha në konferencë se Qeveria shqiptare ka arritur suksesin e madh të liberalizimit të shkollës së Lartë. (Lajmifundit.com)