Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës njoftoi sot se ka ndaluar shkarkimin e ujit nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës duke çuar kështu në 0 sasinë e ujit që derdhet nga portat e shkarkimit të tri HEC-eve në kaskadën e Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, mësohet se në orët e mesditës, prurjet në Vaun e Dejës janë 70 m2ujë/sek çka lejon mbylljen e portave të shkarkimit dhe mbajtjen e nivelit stabil me anë të shkarkimit që bëhet nga agregatët për efekt të prodhimit të energjisë.
Ditën e djeshme në ora 12:00, zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Leonard Beqiri tha se KESH ka vendosur të mbyllë portat e shkarkimit në dy HEC-et tjera në Fierzë dhe në Vaun e Dejës.
Mbyllja e portave të shkarkimit në hidrocentale pritet të ketë efekt pozitiv në normalizimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.
Sipas të dhënave pas mesditës, prurjet në Fierzë janë rreth 200 m3ujë/sek ndersa niveli është 298 metër, nga 296 metër është është kuota maksimale mbajtëse.
(lajmifundit.com)