Situata e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës vazhdon të përmirësohet megjithatë Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në takimin e Shtabit të emergjencës në mesditë u ka bërë thirrje banorëve të bëjnë kujdes.
Basha tha se situata ende është në emergjencë, ndonëse në një fazë tjetër për shkak të largimit të ujit nga disa zona dhe rënies në nivelit në shumicën e komunave.
Ministri i Brendshëm Basha tha se po vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës të cilëve u bëri thirrje të bëjnë kujdes me konsumin e ujit të pijshëm të zonës për shkak të ndërhyrjeve të mundshme në tubacione shkaktuar nga përmbytjet. (Lajmifundit.com)