Friday, January 15, 2010

Paralajmërimi i Tadiç, Kroacia: Kemi ftuar Sejdiun në ceremoni

Autoritetet kroate në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipovic muajin e ardhshëm kanë ftuar përfaqësuesit e të gjitha shteteve me të cilat vendi ka marrëdhënie diplomatike, andaj kanë ftuar edhe përfaqësuesin e pushtetit të Kosovës.
Kjo është informata e fundit nga selia e Presidentit të Kroacisë, sipasr Radio Evropa e Lirë në kroatisht.
Presidenti serb, Tadiq të enjten deklaroi se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit kroat nëse në atë solemnitet merr pjesë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Sipas kësaj radioje, Kroacia ka dërguar ftesën për inaugurim më 18 shkurt, me lutjen që t'i dërgohen të dhënat se cili zyrtar do të marrë pjesë në inaugurim, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Kështu në Zagreb ende nuk dihet nëse do të shkojë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu apo dikush tjetër.
Ndryshe Zagrebi zyrtar ende nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë për mosshkuarjen eventuale në inaugurimin e Josipoviqit. (QIK/Lajmifundit.com)