Wednesday, February 3, 2010

Berisha: Gati për tryezën që sot, pranoj Topin negociator

TIRANE – Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi pak më parë se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut politik me praninë e Presidentit të Republikës, që ditën e sotme.
Kreu i qeverisë tha megjithatë se për këtë tryezë nuk do të pranojë kushte paraprake nga palët.
"Unë jam i gatshëm të bashkepunoj. Pranoj si negociator këdo që garanton zgjidhje"- tha Berisha.
Ai shtoi se është në pritje të ftesës dhe inciativës së Presidentit të Republikës, për organizimin e tryezës së bisedimeve. Nga ana tjetër, Berisha kërkoi garanci që tryeza të ketë rezultat dhe bisedimet të mos dështojnë.
Deklaratat e Berishës janë bërë gjatë përurimit të fondacionit Konrad Adenauer, në prani të kreut të Bundestagut gjerman i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë.
Sot ne mesditë kryeministri Berisha pati një tekim me ambasadorët e KE-së dhe Spanjës, me objekt krizën politike që po kalon vendi. (Lajmifundit.com)