TIRANE – I akuzuari si drejtues i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, refuzoi sot paraqitjen në gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet me pretendimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Përmes një deklarate të dërguar nga burgu 313 ku mbahet, Alfred Shkurti i njohur edhe si Aldo Bare, ka pohuar se nuk mund të marrë pjesë në seancë.
Gjykata e Krimeve të Rënda është njohur me pretendimet e të pandehurit duke mos i pranuar ato dhe duke vazhduar seancën.
Prokuroria sot kundërshtoi si të pa bazuar në fakte, pretendimet e avokatëve seancën e kaluar për shpalljen e dosjes si absolutisht të pavlefshme.
Seanca e sotme është shtyrë për vendim nga trupi gjykues në lidhje me kërkesën e avokatit dhe prapësimet që u paraqitën sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. (lajmifundit.com)