Wednesday, February 3, 2010

Kriza, Withers takon Ramën, “për udhëtimet në SHBA”

TIRANE – Asmbasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uidhers zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Socialiste njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Takimi u zhvillua në Bashkinë e Tiranës, për mëse një orë.
“Donim të bisedonim për kthimin e tij nga SHBA. Shpresoj që ai kaloi një udhëtim të mirë dhe besoj se ka qenë vërtet kështu”- tha Uidhers, pasi doli nga takimi me Ramën.
Biseda mes diplomatit të SHBA dhe Ramës u zhvillua në një kohë kur pak metra më tej, në selinë e kryeministrisë në Tiranë, ambasadorët e Spanjës dhe Këshillit të Europës, Lohan e Montobio, po bisedonin me kreun e Qeverisë Sali Berisha mbi rrugëdaljet e krizës politike në vend. (Lajmifundit.com)