Tuesday, February 2, 2010

Blushi: Topi të zgjidhë krizën. Harasani: Do hyjmë në Kuvend

TIRANE – Ben Blushi tha sot se Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi duhet të tregojnë se qëndron mbi palët dhe është institucion funskional duke ndërhyrë për të zgjidhur krizën politike që po kalon vendi.
Në një deklaratë për Top Channel, deputeti i Partisë Socialiste Blushi tha se “është koha që presidenti të tregojë autoritet”.
“Ai ka nje mbeshtetje te madhe nderkombetare qe duhet ta shfrytezoje dhe opinioni publik pret qe presidenti te tregoje se eshte nje president efikas dhe funksional”, ka pohuar deputeti i PS në Korçë Ben Blushi, një nga anëtarët më aktivë të asaj që është konsideruar Lëvizja për Mendim Ndryshe brenda Partisë Socialiste.
Blushi kërkoi që opizita dhe Partia Socialiste të bashkohen për t`iu përgjigjur kryeministrit Sali Berisha.
“Është rasti për të thënë se i takon zotit Rama të bashkojë PS-në dhe të gjejë një emërues të përbashkët. Ne kemi një projekt që pësoi një disfatë në 28 qershor por që nuk ka përfunduar”, ka thënë me tej Blushi.
Ndërkohë sot, deputeti i PS-së Andis Harasani është shprehur se kryetari i PS-së Edi Rama është duke bërë një lojë të frymëzuar nga maxhoranca për të përçarë Partinë Socialiste.
Duke folur për Tv Klan, Harasani shpreh keqardhjen për mungesën e dialogut brenda partisë dhe komunikimin inekzistent me strukturat e saj.
Deputeti Harasani përsëriti vendimin për të hyrë në Kuvend brenda afateve që parashikon Kushtetuta.
(Lajmifundit.com)