TIRANE – Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot ndaj deklaratave të Partisë Socialiste duke pohuar se tryezës së Presidentit për dialog me partitë politike, nuk mund ti vendosen kushte.
Sekretari për Mardhëniet me Publikun në LSI, Luan Rama, tha në një konferencë shtypi se Lëvizja Socialiste për Integrim, mbështet dialogun politik në vend.
“Por ky dialog duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së vendit”, tha zyrtari i LSI, Luan Rama.
Ai u shpreh kundër vendosjes së kushteve për tryezën e Presidentit, nga forcat politike duke iu referuar këtu qëndrimeve të sotme të Partisë Socialiste.
“Ky dialog nuk mund të zhvillohet duke vendosur kushte”, tha më tej Luan Rama, duke konfirmuar se LSI i qëndron bindjes së respektimi i Kushtetutës dhe institucioneve si dhe dialogu politik brenda tyre, i shërbejnë reformave të nevojshme të vendit në rrugën e integrimit. (lajmifundit.com)