Wednesday, February 3, 2010

Dule: Zgjidhja e krizës për vendin, jo pazar politik

TIRANE – Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje sot për zgjidhjen e ngërrcit politik në vend përmes ndërmjetësimit të Presidentit të Republikës.
Kryetari i PDBNJ, Vangjel Dule, tha se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, është konsistente në bindjet dhe qëndrimet e veta politike dhe shpreson, uron dhe do të kontribuojë nga pozitat e veta që në spektrin politik të vendit për një dialog esencial të qënësishëm”.
Sipas Dules, ky dialog duhet të mos “na çojë në një zgjidhje që do të ketë për bazë interesin politik të njërës apo më shumë forcave politike në vend, por që do të garantojë zgjidhjen e problemit kronik të zgjedhjeve jo të lira, jo të ndershme, të pabarabarta dhe te kontestueshme”. (lajmifundit.com)