Wednesday, February 3, 2010

Kriza politike, ambasadori i Spanjës dhe i KE, takim me Berishën

TIRANE – Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi që mban presidencën e radhës të BE-së dhe ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Helmuth Lohan, zhvilluan sot një takim me kryeministrin Berisha.
Takimi me kreun e qeverisë është zhvilluar vetëm pak ditë pasi ambasadorët europianë biseduan nga afër me Presidentin e vendit Bamir Topi për zgjidhjen e krizës politike që po kalon vendi.
Burimet qeveritare nuk dhanë detaje mbi diskutimet e Berishës me ambasadorët ndërsa mësohet se diplomatët kanë bërë me dije qëndrimin e Komisionit Europian dhe partnerëve ndërkombëtarë, për zgjidhjen e krizës me ndërmjetësimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi.
Në takim, kryeministri Berisha ka bërë me dije qëndrimin zyrtar të maxhorancës në raport me bojkotin e Parlamentit nga opozita, kërkesat për hetimin e zgjedhjeve si dhe tryezën e pritshmë mes forcave politike. (lajmifundit.com)