Wednesday, February 3, 2010

Elbasan, dy fëmijë vetëhelmohen me fotoksinë

ELBASAN – Dy fëmijë nga qyteti i Elbasanit mbërritën sot në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak në Tiranë.
Sipas policisë, dy të miturit janë vetëhelmuar me fotoksinë. Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja ka qenë e qëllishme apo ka ndodhur gabimisht.
Burime spitalore thanë se dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, pasi morën ndihmën e parë në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Të afërmit e tyre kanë konstatuar në kohë gjendjen shëndetësore të dy të miturve dhe mënjëherë kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.
Këta të fundit thanë se nëse ndërhyrja do të vononte jeta e dy të miturve mund të ishte në rrezik. (lajmifundit.com)