GJIROKASTER – Pikat kufitare tokësore që lidhin Shqipërinë me Greqinë do të jenë jashtë funskioni duke nisur nga disa e sotme deri në 5 shkurt 2010.
Njoftimi është bërë me dije që dje nga policia shqiptare e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen kryesisht me automjete, në rrugë tokësore në drejtim të Greqisë.
Shkak është bërë greva e doganierëve grekë të cilët kanë “braktisur” punën për 48 orë.
Sipas burimeve të policisë shqiptare, pikat e kalimit kufitar Tre Urat, Kakavija dhe pikëkalimi kufitar i Sopikut do të jenë jashtë funskionit deri në ora 23:00 të ditës së premte duke filluar nga sot.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të anulojnë udhëtimet për të mos krijuar kaos dhe pritje në anën shqiptare të kufirit.
Artikulli i djeshëm:
GJIROKASTER – Policia shqiptare njoftoi sot mbylljen e pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për dy ditë.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe sektori i Kufirit dhe Migracionit, mësohet se ga data 3 deri në 5 shkurt 2010, kalimi kufitar në Kakavijë nuk do të jetë i mundur.
Shkak është bërë greva e doganierëve grekë. Edhe më parë kjo pikë e kalimit kufitar është bllokuar për shkak se fermerët grekë kanë vendosur maikinat dhe autotraktorët e tyre në anën greke të kufirit duke bllokuar rrugën.
Ndërkohë ksaj radhe janë doganierët grekë ata që kanë vendosur të mos ushtrojnë detyrën për dy ditë duke u bërë shkak kështu për bllokimin e pikës së kalimit kufitar. (lajmifundit.com)