Dhjetë amerikanë të arrestuar në kufirin mes Haitit dhe Republikës Domenikane për trafik fëmijësh dolën para gjykatës në Haiti.
Të ndaluarit mohuan akuzat që sot në daljen e parë para gjykatësve në kryeqytetin e vendit, Port au Prince.
Ata thanë se kanë ndihmuar fëmijët në nevojë por nuk kanë kryer shkelje të ligjeve në fuqi.
Tri ditë më parë, shjetë shtetas amerikane mes të cilëve edhe një zyrtar i një organizate bamirëse, u arrestuan nga policia e Haitit.
Të arrestuarit u akuzuan për abuzim me të paktën 33 fëmijë haitianë të abortuar pas vdekjes së prindërve të tyre si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.
Policia dyshon se pas abortimeve fëmijët po trafikoheshin jashtë vendit. (Lajmifundit.com)