TIRANE – Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor në Tiranë raporton rritje të numrit të pacientëve shqiptarë që janë përfshirë në këtë skemë.
Sipas drejtoreshës Elvana Hana, vetëm gjatë vitit 2009 janë hapur 296 mijë libreza të reja shëndetësore.
Drejtoresha e ISKSH, ka pasur rritje të numrit të vizitave që pacientët kanë zhvilluar tek “mjeku i familjes” dhe tek bluzat e bardha të konsideruar specialistë të sëmundjeve të veçanta.
ISKSH deklaron se aktualisht rimbursimi i ilaçeve nga shteti është përqendruar në ilaçet e sëmundjeve kronike për të cilat edhe qytetarët kanë nevojë.
Aktualisht Instituti i Sigurimeve dhe Kudjesit Shëndetësor konfirmon se ka relizuar skemën e kompensimit të këtyre ilaçeve deri në vlerën 98 për qind të çmimit. (Lajmifundit)