Tuesday, February 2, 2010

Meidani: Regjistrimi etnik e fetar dëmton të vërtetën. Xhufi: Ankim në Kushtetuese

TIRANE – Ish-presidenti i Republikës Rexhep Meidani tha sot se aktualisht nuk është momenti i duhur që në Shqipëri të aplikohet regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Sipas Meidanit regjistrimi i popullsisë me anë të shpërndarjes së formularit të deklarimit të etnisë dhe fesë, mund të dëmtojë të vërtetën.
Dekarata është bërë sot gjatë një tryeze me politikanë dhe ekspertë të fushës, organizuar nga lëvizja politike G99.
Ndërkohë historiani Pëllumb Xhufi i pranishëm në këtë tryezë tha se regjistrimi në këtë formë i popullisë bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Ai tha se grupet e interesit po shqrytojnë mundësinë e një ankimi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Qeverisë për një regjistrim të tillë.
Pak ditë më parë edhe Sabri Godo, politikan i njohur dhe autor i Kushtetutës së Shqipërisë, tha se regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare i popullsisë mund të shtrembërojë të vërtetën. (Lajmifundit.com)