Gjermania ka arritur serish të fitojë në “Uembli” ndaj kombetares se Anglisë. Me shumë ndryshime në formacion, skuadra gjermane ishte superiore në Londër. Goli i fitores u shenua nga Mertesaker.
Lojtarët e rinj si Toni Kros, Mario Gëce apo Marko Rojs mund të kishin shënuar më shumë se një gol.
Trajneri Joakim Lëv ka mundësi të shkojë në Botëror me shumë alternativa, ndërsa Anglia pësoi dy humbje radhazi në “Uembli”, për herë të parë në 36 vjet.
Mediat gjermane kujtuan penalltinë e Andreas Mëlerit, që i dha suksesin ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e kampionatit europian më 1996.
Gjermania fitoi gjysmëfinalen pas gjuajtjeve të 11-metërshave dhe më pas fituan finalen ndaj Çekisë.
Ai i vitit 1996 mbetet trofeu i fundit i madh i gjermanëve.