Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s thekson përkeqësimin e financave publike të Shqipërisë.
Në raportin e nxjerrë një ditë më parë Moody’s vëren se vlerësimi i borxhit të Qeverisë shqiptare është i kushtëzuar nga sfidat e mëdha fiskale të vendit, borxhi publik në rritje dhe ngadalësimi i fortë i ekonomisë që pritet të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim.
Agjencia e klasifikon ekonominë shqiptare në nicvelin B1. Raporti vlerëson positivisht mundësinë e marrjes së statusit kandidat në dhjetor si ndikimin pozitiv të projektit TAP në ekonominë tonë, gjithsesi, klasifikimi rrezikon të përjkeqësohet për shkak të borxhit të lartë publik.