Inspektorët e Ministrisë së Kulturës në Maqedoni kanë njoftuar se nga Muzeu i këtij vendi janë zhdukur 166 lëndë me vlerë.
Vjedhja e artefakteve është zbuluar kohëve të fundit, por të martën është kompletuar lista e atyre që mungojnë.
Policia ka nisur hetimet dhe nuk përjashton mundësinë se është fjala për një grup të organizuar.