Diten e sotme eshte mbajtur ceremonia e mbylljes se projetktit te ripaketimit të kimikateve në Qafë Mollë. Në ceremoni morwn pjesë ministrja e Mbrojtjes, Kodheli dhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Florian Rauning.
Ky fundit tha se kimikatet ruhen në kushte të sigurta ndersa ber me dije se duhen 250 mijë euro për transportin e mbetjeve.
Ai theksoi se mbetjet do te shkatërohen jashtë Shqipërisë. "Janë shkatërruar 120 ton dikloretan, 60 ton karburant toksik, 100 ton kimikate të rrezikshme janë hequr nga zonat e banuara", tha ambasadori i OSBE.
Ministrja Kodheli beri me dije se në më pak se dy muaj u paketuan mbetjet e rrezikshme qe do dergohen jashte vendit per shkaterrim.
Kompania qe ka bere paketimin e lendeve kimike mesohet se eshte nga Greqia.