Shkoder - Nje person eshte vrare me arme zjarri pak para mesdites se sotme ne qender te qytetit te Shkodres.
Policia informon se viktima e krimit eshte shtetasi Palok Lazri 51 vjec nga fshati Melgush.
Forcat e rendit mesohet se kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet ne lidhje me vrasjen.
Sipas te dhenave te policise, njoftohet se viktima eshte qelluar disa here me arme zjarri teksa ka qene duke levizur ne qender te qytetit.
Deshmitare nga vendi i ngjarjes kane thene se personi qe ka qelluar viktimen levizte me nje motorr me te cilin u largua nga vendi i ngjarjes pas vrasjes.