Virgjëria e femrës shqiptare, tabu që ndoshta duhen shekuj për t’u thyer. Një shqiptar ka rrëfyer për Jeta Osh Qef historinë e tij, si u njoh me një shqiptare, mbajti kontakte për 20 muaj me të dhe në fund u nda nga ajo pasi nuk ishte e virgjër.
Më poshtë rrëfimi i të riut:
Përshëndetje Miq. Dua ta ndaj me ju historinë time.
Po e shoh se kohën e fundit shumë po flitet për ndershmërinë e femrës edhe më preku shumë se si disa injorantë edhe injorante kishin komentuar se ne djemtë shqiptarë jemi parahistorik, kërkojmë femra kristal e kjo nuk është aspak e vërtetë, kisha pas dëshirë që fansat e faqes tuaj të lexojnë historinë time.
Para disa viteve unë kisha emigruar në Gjermani me shpresë për një jetë më të mirë pasi kisha përfunduar studimet nuk gjeja punë edhe ika me shpresë që të gjeja ndonjë zgjidhje e të qëndroja e të punoja. Pas 1 viti sapo kisha filluar kontakt me rrethin ku jetoja, pasi në fillim ishte e vështirë, i kuptoja të gjithë sepse kishin përshtypje te keqe për ne shqiptarët po me kalimin e kohës na thërrisnin për punë, na thërrisnin me dal si shqiptarët si të huaj. Edhe pse kisha pasur shance të martohesha me ndonjë femër të huaj, nuk e bëra se thellë në zemër doja ta takoja ndonjë vajzë shqiptare që të martohesha, pasi me të huajat nuk isha i interesuar .
Pas një kohe një mike e imja me foli për një shoqen e saj edhe më bëri përshtypje që ta njoftoja. Më tha se ajo ishte shqiptare, por rrinte jashtë. Më foli mirë për të, si vajzë e ndershme, pa hezituar fare i thashë mundesh të më njoftosh me miken tënde edhe pse ajo ishte shumë larg.
Filluam të flasim me shoqen e mikes time, filluam të shkruanim në viber cdo ditë e ma shumë. Gjatë prezantimit, ajo më pyeti për të kaluarën time. Të jem i sinqertë mund ta gënjeja po i tregova të vërtetën. Kam qenë në lidhje me disa goca, por me asnjë për seriozisht. I tregova se ndoshta nuk kisha takuar femrën e jetës time, ajo më kritikoi ashpër pse kisha shkuar me vajza. I tregova moj gocë, unë jam në kërkim të një goce për martesë, nuk mund të martohem me cilëndo femër që e njoftoj.
Pastaj e pyeta unë për të kaluarën, ato fjalë që m’i kishte thënë mikja ime pritsha t’i dëgjoja prej saj, por edhe nëse ishin ndryshe e pyeta ke qenë ndonjëherë në lidhje? Përsëri më kritikoi ashpër, më qortoi: unë femër e rrugave nuk jam, të ka tregu mikja ime për mua.
Ok i thashë, po me fal moj goce, si të mirën, si të këqijat nga goja jote dua t’i ndëgjoj. Nuk ke qka të ndëgjosh, po ta them tani. Unë nuk jam si gocat tjera që pjesët e trupit i kanë lënë nëpër rrugët e ndryshme.
Më çuditi shumë, edhe më befasoi pasi nuk kisha dëgjuar që një gocë me aq bindje të tregonte veten. Kështu dita-dites unë e kisha mendjen vetëm te ajo, pasi isha fiksuar pas saj.
Kishim mosmarrëveshje, problem se vetëm përmes telefonit flisnim, por përsëri pajtoheshim. Kështu kaloi kohë e gjatë…
(më poshtë vazhdimi i historisë së shqiptarit…)