Friday, November 4, 2016
S'duket asgjë! Si ulen avionët në aeroportin "e mbuluar" nga mjegulla
Të martën, mjegulla rreth aeroportit “Gatwick” në Londër, ishte shumë e dendur sa nuk dukej asgjë, por kjo nuk i ka ndaluar avionët që të bënin uljen.
Siç shihet edhe në foto, nga mjegulla e dendur është shumë e vështirë që të duket avioni, por ai e bën uljen pa asnjë problem.
Sipas personit që ka filmuar pamjet, TopFely, shikimi ishte aq i varfër sa disa avionë janë detyruar që të zbresin në një aeroport tjetër, apo të qëndrojnë për një kohë të gjatë në ajër.
“Ky është një akt i natyrës i njohur si “rrezatimi i mjegullt” dhe zakonisht ndodh para lindjes së diellit, por kjo dukuri e veçantë këtë herë vazhdoi gjatë gjithë ditës”, ka shtuar ai.
/LajmiFundit.al/