Friday, July 6, 2012

Golat fantazme, FIFA vendos futjen e teknologjise ne futboll

Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB) me votim unanim ka vendosur për përfshirjen e teknologjisë në vijën fatale të portës në garat e FIFA-s. Teknologjia do të përdoret në Kupën e Botës për klube në Tokio, në dhjetor të këtij viti, si dhe në Kupën e Konfederatave 2013 dhe në Kupën e Botës 2014. Pas këtij vendimi autoritetet e futbollit në mbarë botën mund të përfshijnë teknologjinë në vijën fatale të portës, duke shfrytëzuar “Hawk-Eye” apo “GoalRef”, sisteme këto që tashmë janë testuar. Organizmat e tilla si UEFA mund të vendosin nëse duan apo jo ta përdorin teknologjinë në garat e tyre. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini është shprehur vazhdimisht kundër futjes së teknologjisë në futboll. Ndërkohë, në të njëjtin takim IFAB ka vendosur të lejojë që futbollistet myslimane të luajnë me shami në ndeshje, duke e shfuqizuar vendimin e vitit 2007 të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që ndalonte bartjen e shamive për futbolliste. Deri te ky ndryshim ka ardhur pasi Komisioni mjekësor i FIFA-s erdhi në përfundim se bartja e shamive nuk e rrezikon sigurinë e lojtareve. Në dy shtete të besimit islam, në Iran dhe Arabinë Saudite, shamitë janë të obligueshme për femrat në publik.