Thursday, November 29, 2012

Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur në aksident tek “21 dhjetori”



Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik në Tiranë. Ngjarja me pasojë një të vdekur është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 05:00 të mëngjesit në zonën e “21 Dhjetorit” kur 3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Policia konstatoi se si pasojë i vdekur në vend ka mbetur drejtuesi i mjetit tip Benz, ndërsa janë plagosur dhe 2 persona.