Saturday, January 5, 2013

Gjashtë turistë vdesin nga rrëshqitja e borës në Alpet e Italisë

Gjashtë turistë rusë e kanë humbur jetën në një aksident me pajisje rrëshqitëse në Alpet e Italisë. Dy persona të tjerë raportohet se janë plagosur seriozisht, dje në malin Cermis në provincën Trentino. Konsullata italiane në Milano ka konfirmuar se 6 personat e vrarë janë shtetas rusë. Shkaqet e këtij incidenti të rëndë nuk dihen ende.