Monday, January 20, 2014

Eksploziv makinës në Vlorë, policia: Kreu i komunës qendër, jashtë rrezikut

Policia e Vlorës shpënrdau një deklaratë për median në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në këtë qytet ku kreu i komunës Qendër është plagosur rëndë nga shpërthimi me eksploziv në makinën e tij.
Sipas policisë, në datë 20.01.2014, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftim se në afërsi të Poliklinikës së qytetit të Vlorës ka ndodhur një shpërthim.

Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë, Prokurorë të Prokurorisë Vlorë, si dhe shërbimet e zjarrëfikëses dhe ambulancës.
Nga veprimet e para procedurale në vendngjarje ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA167DV, me ngjyrë të zezë, i cili ishte duke lëvizur me drejtim Vlorë-Skelë, nën drejtimin e të cilit ndodhej shtetasi:
Fredo Berberi, veç 54, me detyrë kryetar i Komunës Qendër, Vlorë, i cili është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal Vlorë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur menjëherë një Grup i Posaçëm Hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe Prokurorë të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Ekspertë Kriminalistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.