Wednesday, January 22, 2014

Michael Schumacher, në gjendje të pavetëdijshme për gjithë jetën!

Frika se Michael Schumacher mund të mbetet “përgjithmonë në gjendje të pavetëdijshme” edhe nëse zgjohet nga koma, po rritet.
Legjenda e Formua 1 është nën kujdesin intensiv të mjekëve që pas aksidentit në Francë afërsisht katër javë më parë.
Ai u fut artificialisht në gjendje kome pas aksidentit në mënyrë që kjo ta ndihmonte për shërimin e trurit. Por kjo zgjat zakonisht maksimumi dy javë.
Një faqe informative austriake raporton se 45-vjeçari mund të vuajë nga sindroma “Apallic”, që do të thotë se mund të mbetet në gjendje të pavetëdijshme.
Por familja e tij insiston se ai është një “luftëtar” dhe shprehin falënderim për mbështetjen e fansave.