Wednesday, January 22, 2014

Aksident rrugor në Suharekë, 11 të plagosur

Aksident i rëndë trafiku në Biraçë të Suharekës, lëndohen 11 persona, prej tyre 4-të studentë. Të lënduarit janë trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
11 persona janë lënduar, në një aksident trafiku që ndodhi sot në orët e pasdites, në magjistralen Suharekë- Prishtinë, te vendi i quajtur “Biraçë”. Sipas pistës së parë të hetimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Në repartin e Emergjencës në Spitalin rajonal në Prizren, janë trajtuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra, bën të ditur shefi i repartit të emergjencës dr. Sadri Hulaj.

Policia bën apel te vozitësit që për shkak të kushteve të motit me lagështirë, pjesëmarrësit në komunikacion të bëjnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.