Tuesday, January 28, 2014

Prokuroria pushon kallëzimin ndaj Zana Xhukës: Kryetarja e ILDKP s`ka kryer krim

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e hetimeve për kryeinspektoren e deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë Zana Xhuka.
Pasi ka shqyrtuar padinë e 22 punonjësve ndaj drejtuesve të ILDKP, prokuroria ka theksuar se nuk ka vend për hapjen e hetimeve penale pasi nuk rezulton se Xhuka të ketë kryer ndonjë vepër penale.
Organi i akzuës, bën me dije se për këtë arësye është vendosur mosfillimi i hetimeve.
Rreth dy muaj më parë, 22 punonjës të ILDKP paditën në prokurori Zana Xhukën me akuzën e shpërdorimit te detyrës.
Pak dite me pare me votat e PS dhe LSI, Komisioni parlamentar i ligjeve propozoi shkarkimin nga detyra te Zana Xhukes.