Friday, January 15, 2010

Islami: Kërkesë Asamblesë, të thyejmë bojkotin, PS dështoi

Lëvizja për Mendim Ndryshe do të kërkojë në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste kthimin e deputetëve të kësaj force politike në Parlament dhe dhënien fund të bojkotit.
Deputeti Kastriot Islami ka pohuar sot se Partia Socialiste i ka pranuar zgjedhjet e 28 qershorit përmes të gjithë komisionerëve të saj në të gjitha instancat zgjedhore.
Sipas Islamit, rezultati i zgjedhjeve është certifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare që monitoruan procesin.
Deputeti Islami thotë se që pas zgjedhjeve veprimtaria e Partisë Socialiste në të bërit opozitë ka dështuar.
Sipas Islamit është koha që Partia Socialiste dhe deputetët e saj, të bëhen tashmë pjesë e demokracisë parlamentare të vendit duke thyer vendimin e bojkotit dhe duke hyrë në Kuvend. (Lajmifundit.com)