Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se ka shpufur me deklaratat e sotme për përmbytjet në Shkodër.
Sipas deklaratës së METE, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpifi kundër punës së bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).
Dikasteri i Ekonomisë dhe Energjitikës përsëriti ftesën e bërë pak ditë më parë nga Ministri Prifti duke thënë se është e hapur që opozita të zgjedhë ekspertin më të mirë të fushës për të debatuar në mënyrë publike në lidhje me menaxhimin e kaskadës së Drinit muajin e fundit dhe shkakun e përmbytjeve në Shkodër.
Sipas ministrisë, kreu i PS-së Rama po vazhdon monologun e tij të zakonshëm duke shmangur debatin dhe transparencën për akuzat që bën.
“E ftojmë zotin Rama në debat me dokumente dhe argumenta”, thuhet në deklaratë.
Pak orë më parë, lideri i Partisë Socialiste akuzoi se përmbytjet në Shkodër kanë ardhur nga keqmenaxhimi i hidrocentraleve. (Lajmifundit.com)