Friday, January 15, 2010

Rama: Përmbytjet në Shkodër nga keqmenaxhimi, s`hyjme ne Kuvend

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi përsëri sot Qeverinë për shkaktimin e përmbytjeve në Shkodër. Ai i ktheu pergjigje letres se kryetares se Kuvendit Topalli drejtuar deputeteve te opozites, duke thene se PS nuk hyn ne Kuvend per tu bere bashke fajtore edhe per Gerdecin e ujit.
Rama tha se pasojat që po vuajnë qytetarët kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ata që janë paguar me taksat e qytetarëve për të prodhuar energji.
Sipas kreut të PS-së, opozita dha kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur ndërsa kërkon tani hetimin e plotë të situatës dhe shkaqeve të saj.
Rama i ftoi shqiptarët që të dielën në ora 10:30 të ndjekin mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, për të parë provat që tregojnë se Shkodra po noton. Sipas Rames, qeveria po perpiqet te zhduke provat e abuzimit por ai tha se te dielen ne mbledhjen e asamblese se PS-se do te behen publike keto prova qe sipas tij faktojne abuzimin e Qeverise. (Lajmifundit.com)