Friday, January 15, 2010

Tërmeti, Haiti i shkatërruar, “presidenti i pastrehë”

Reportazh - Një port kombëtar i dëmtuar rëndë, një aeroport i përmbytur tashmë, spitalet jashtë funskioni dhe një president të pastrehë. Këtij përshkrimi me fjalë të varfra i shtohet në rastin e Haitit edhe një kryeqytet pa energji elektrike, dhe pa shërbim telefoni.
Një zyrtar i lartë operativ që po kordinon operacionet e shpëthimit tha se ka shumë faktorë që e bëjnë situatën në Haiti të ndërlikuar pas tërmetit që shkaktoi fatkeqësinë më të madhe që vendi ka përjetuar që nga viti 2004.
Qeveria pothuajse nuk ekziston. Vendi ka një histori të varfërisë ekstreme. I gjithë kapitali i qytetit është shkatërruar, madje rrënimi i infrastrukturës ka minuar edhe përpjekjet e vendeve të mëdha të botës për të dhënë ndihma për popullsinë e shpëtuar të Haitit.
Shifrat vazhdojnë të jenë të njëjta me bilancin që bëri dje Kryqi i Kuq ndërkombëtar, 450-500 mijë të vdekur nga tërmeti mbi shtatë ballë.
Në aeroport vetëm një pistë ka mbetur e përdorshme. Tërmeti dëmtoi edhe portin kryesor të kryeqytetit në kryeqytetin Port-au-Prince.
Porti ra dhe nuk është operacional, thonë zyrtarët. Rrëmuja në këtë port po konsiderohet tani një nga pengesat kryesore në shpërndarjen dhe koordinimin e ndihmave.
Presidenti Barack Obama ka pasur vështirësi të komunikojë me shtetarët në Haiti pasi linjat e telefonave janë shkatërruar. Presidenti i vendit në Haiti, René Préval po ushtron shërbimet e funskionit të tij me një linjë telefoni të përkoshme.
SHBA është angazhuar të vazhdojë ndihëm ndërsa Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se qëllimi i këtij angazhimi të madh është "mbrojtja e autoritetit" dhe "rivendosja e qeverisë".
Presidenti amerikan Obama ka konfirmuar angazhimin në ndihmë të Haitit duke bërë prezent një plan me vlerë 100 milionë USD.
Në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se shpresonte se ushtria e SHBA do të koordinojë aktivitetet e tij në Haiti me forcën e OKB-së atje, e cila ka rreth 3.000 paqeruajtës në patrullimin në Port au Prince. (Lajmifundit.com)