Tuesday, February 2, 2010

Paris, rrëzimi i avionit me 113 viktima, nis gjyqi “Konkord”

Fillon në Paris gjyqi që do të kërkojë të vendosë përgjegjësinë rreth aksidentit të avionit France Konkord në korrik të vitit 2000.
Në aksisentin ajror gjetën vdekjen 113 vetë. Tragjedia ndodhi kur avioni supersonik i Air France u rrëzua i përfshirë nga flakët pak pasi u ngrit në ajër nga aeroporti Charles De Gol.
Në vitin 2003 e gjithë flota e avionëve Konkord u nxor nga përdorimi.
Prokurorët argumentojnë se një copë metali që kishte rënë më parë nga një avion i kompanisë amerikane Continental Airlines DC 10 ishte fajtore për aksidentin.
Në gjyq sot janë kompania Continental Airlines dhe pesë persona. (bbc/lajmifundit.com)