Thursday, September 22, 2011

Kuvendi shtyn për javën e ardhshme projektligjet që duan shumicë të cilësuar

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë për javën e ardhshme miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash pasi ka munguar konsensusi midis pozitës dhe opozitës. Nismat përfshinin Kodin Penal, Kodin Civil, Kodin Rrugor, Kode të tjera por edhe ligji për Gjykatën Administrative. Partia Socialiste kërkoi në mesditë tërheqjen nga rendi i ditës së këtyre ligjeve ndërsa u shpreh se nuk do të japë votën për të kryer ndërhyrje të pjesshme por për të realizuar reforma të thella që japin zgjidhje problematikave dhe afrojnë vendin me integrimin evropian. Demokratët nga ana e tyre e kanë cilësuar javën e ardhshme si kohë reflektimi për grupin parlamentar socialist.